Një anëtar i lartë i partisë kryesore opozitare të Kongresit të Indisë është arrestuar, pasi dyshohet se ka fyer kryeministrin Narendra Modi.

Pawan Khera u arrestua në aeroportin e Dehli-t, ku u detyrua të zbresë nga avioni bashkë me anëtarët e tjerë të partisë, pasi e quajti Modin si “Narendra Guatasmdas Modi”, një referencë për biznesmenin, Guatam Adani.

Adani, një nga njerëzit më të pasur në botë ngriti akuza për manipulim të tregut të aksioneve dhe mashtrim kundër Grupit Adani. Grupi Adani e dënoi raportin si “të pabazë” dhe “me qëllim të keq”. Ai shihet si një aleat i ngushtë i Modit.

Në muajt e fundit, Modi është akuzuar se ka heshtur kritikët e tij pasi vendi ndaloi një dokumentar nga BBC që ishte kritik ndaj rolit të supozuar të kryeministrit në trazirat vdekjeprurëse më shumë se 20 vjet më parë.

Autoritetet tatimore indiane bastisën zyrat e BBC-së në Nju Delhi dhe Mumbai në fillim të këtij muaji duke përmendur “parregullsi dhe mospërputhje” në taksat e BBC-së. BBC mbrojti dokumentarin e saj dhe tha se ishte në përputhje me hetimin tatimor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb