Agjencia hapësinore NASA ka vendosur të testojë mbrojtjen e planetit kundër asteroidëve që mund të godasin planetin në të ardhmen. Testimi do të zhvillohet duke përplasur një anije të vogël kozmike në një asteroid të parrezikshëm javën e ardhshme.

Testi i Ridrejtimit të Asteroidit, i njohur si DART, u lançua në vitin 2021 përpara misionit të javës së ardhshme.

Gjatë testit të parë DART do të fluturojë në një asteroid që nuk përbën kërcënim për Tokën.

Rezultatet e përplasjes me asteroidin, të quajtur Dimorphos pritet të ndihmojnë në të ardhmen në rast planeti rrezikohet nga një kërcënim serioz.

Një zëdhënës i NASA-s tha: Misioni DART është një test kyç që do të kryejmë përpara se të paraqitet ndonjë nevojë aktuale, duke përgatitur më mirë mbrojtjen tonë nëse zbulojmë ndonjëherë një asteroid në një kurs përplasjeje me Tokën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: