NASA nisi sot një lazer të teknologjisë së fundit në orbitë, ”ICESat-2” një mision që ka kushtuar një miliardë dollarë për të hedhur dritë për shkallën e shkirjes së akullnajave në Tokë nga ngrohja globale.

Sateliti gati gjysmë ton do të katapultohet nga një raketë ”Delta II” nga baza ”Vandenberg” e ”US Air Force” në Kaliforni.

Kushtet e motit ishin 100% të përshtatshme për lëshimin e raketës.

”Ky mision është tejet i rëndësishëm për shkencën”, citon Richard Slonaker, drejtues i programit ”ICESat-2” në NASA, në prani të medias.

Për gati dhjetë vjet agjencia nuk kishte një instrument në orbitë për të matur trashësinë e zonave të mbuluara nga akulli në të gjithë planetin.

Me ”ICESat-2” matjet do të jenë mjaft të sakta për të përcaktuar trashësinë e blloku akullnajor, pohoi një anëtar i ekipit, Kelly Brunt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: