NASA po përgatitet për të bërë një njoftim në lidhje me eksplorimin në Mars. Në mënyra të pashmangshme, në internet kanë dalë spekulime se agjensia hapësinore është gati të zbulojë ekzistencën e të huajve, shkruan BBC.

Por duhet të presim deri të enjten për të zbuluar se kur do bëhet një diskutim për rezultatet e shkencës në Mars, gjë që do transmetohet në faqen e internetit të NASA-s.

Sipas Metro, kjo do të lidhet me gjetet e Curiosity River, i cili është në kërkim të gjurmëve të jetës së alienëve.

Kujtjojmë se në 2016 pati spekulime se Nasa ka gjetur shtëpinë e alienëve në hënën e Jupiterit.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb