NASA gjeti një mënyrë të veçantë për të nderuar kujtimin e legjendarit Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes në moshën 82-vjeçare. Në mënyrë të veçantë, Agjencia Hapësinore postoi një foto të një galaktike spirale në yjësinë Sculptor, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu).

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit”, thuhet në postim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb