NASA kërkon të punësojë “Men in Black” për të mbrojtur planetin Tokë nga alienët. Ky nuk është filmi i radhës i sagës së famshme “Men in Black” por një njoftim i vërtetë pune i bërë nga NASA.

Agjencia hapësinore amerikane kërkon “Planetary Protection Officer” (oficerë të mbrojtjes së planetit), një figurë e re profesionale që do të ketë detyrën që të pengojë elementet jashtëtokësore të ndosin planetin tonë, shkruan ANSA.

Për këtë qëllim NASA ka nxjerrë një njoftim të vërtetë pune në faqen në internet të “USAJobs”, faqja zyrtare e qeverisë së SHBA-së që ofron mundësi punësimi në organizatat dhe agjencitë federale amerikane.

Kandidatëve u kërkohen njohuri të larta mbi mbrojtjen e planetit dhe eksperiencë në planifikimin dhe implementimin e prgrameve hapësinore, ndërsa detyra kryesore e atij që do të zgjidhet është që të evitojë ndotjen biologjike që vjen nga eksplorimet hapësinore dhe robotike.

Por edhe paga nuk është aspak e keqe, ajo lëviz nga 124 406 – 187 000 dollarë në vit. Kontrata e parë është tre vjeçare, me mundësinë e zgjatjes edhe me dy vite të tjera.

Me sa duket është një detyrë me përgjegjësi të larta për të evituar çdo rrezik për Tokën, kush e ndien dhe ka aftësitë e kërkuara, mund të dërgojë një CV tek NASA deri më 14 gusht 2017.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb