Pas dy testeve të pasukseshme, tetë satelitë të vegjël të NASA-s u lëshuan sot në hapësirë më qëllim parashikimin dhe matjen e intensitetit të stuhive tropikale dhe uraganeve, sipas pamje të transmetuara drejtpërdrejtë në televizionin e agjencisë hapësinore amerikane.

Raketa Pegasus me tre kate që peshon rreth 22,6 ton dhe 17 metra e gjatë e markës «Orbital ATK» transportoi satelitët e programit «CYGNSS» (Cyclone Global Navigation Satellite System mission) u lëshua në orën 13:38 GMT nga avioni trireaktor L-1011 Stargazer, nën të cilin ishte bashkëngjitur, në 12.000 metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik.

Ky avion i markës «Lockheed», një model i vjetër i trasportit civil i modifikuar u lëshua më herët mëngjesin e sotëm nga baza amerikane «Air Force Cap Canaveral» në Florida.

Ndezja e motorëve të katit të parë të Pegasus u fut në punë pesë sekonda pas lëshimit.

Tetë mikro satelitët do të vendosen në orbitën e Tokës rreth 500 kilometra lartësi mbi Ekuator aty ku formohet pjesa më e madhe e stuhive tropikale dhe uraganeve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: