UASHINGTON– Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA po përgatitet për misionin e parë drejt Marsit që pas vitit 2012, duke lëshuar në hapësirë ditën e shtunë sondën InSight, objektivi kryesor i së cilës është të studiojë aktivitetin sizmik në planetin e kuq dhe zbulojë misterin e formimit të planeteve të ngjashëm me tokën.

Lëshimi i sondës së quajtur ”Interior Exploration using Seismic Investigations”, ”Geodesy and Heat Transport” (InSight) është programuar për t’u kryer në orën 11:05 GMT të shtunën në mëngjes nga baza ”Vandenberg” e ”US Air Force” në Kaliforni.

Nëse çdo gjë ecën sipas parashikimit këtë herë, sonda duhet të mbërrijë në destinacion më 26 nëntor, duke u bërë në këtë mënyrë sonda e parë e NASA-s që ulet në Mars që kur kapsula ”Curiosity” ul në këtë planet në vitin 2012.

Si Toka ashtu dhe Marsi u formuan me shumë gjasa në mënyrë të ngjashme rreth 4,5 miliardë vite më parë. NASA shpreson që me anë të këtij misioni të zbulojë arsyet përse këto dy planete janë kaq të ndryshëm.

”Si të kalojmë nga një grumbuj shkëmbinjsh pa reliev karakteristikë në një planet që ka gjasa apo ajo të jetë i përshtatshëm për jetën, kjo mbetet çështja thelbësore për shkencën planetare”, komentoi Bruce Banerdt, drejtues shkencor i ”InSight” në laboratorin JPL të NASA-s në Pasadena, Kaliforni./Ata
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb