NASA do të tërhiqet nga komanda e misioneve të saj nga muaji mars deri në mes të tetorit, pasi Toka dhe Marsi janë në anët e kundërta të Diellit, deklaroi agjencia amerikane e hapësirës.

NASA deklaroi se ”ndërsa inxhinierët ndalojnë dërgimin e komandave, misionet do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna në Mars gjatë periudhës, të quajtur ‘lidhja diellore e Marsit’, që ndodh çdo dy vjet”.

Gjatë lidhjes diellore, gazi i nxjerrë nga dielli mund të ndërhyjë në sinjalet e radios nëse inxhinierët përpiqen të komunikojnë me anijet kozmike në Mars.

”Kjo mund të korruptojë kontrollet dhe të çojë në sjellje të papritur nga ana e eksploruesve të hapësirës së thellë”, sipas NASA-s.

“Edhe nëse misionet tona në Mars nuk do të jenë aq aktive në javët e ardhshme, ata përsëri do të na bëjnë të ditur për shëndetin e tyre”, theksoi Roy Gladden, menaxher i NASA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb