NASA prezantoi së fundmi atë që cilësohet si pionieri i Marsit. Ky robot që shihni quhet Valkiri, dhe është projektuar për t’u dërguar në hapësirë.

Roboti është pjesë e një projekti që NASA po zhvillon me katër universitete, tre prej të cilëve ndodhen në Masachusets dhe një në Skoci. Kjo risi teknologjike mundet  të jetë shumë shpejt kolonizatori i parë i planetit të kuq.

Pajisja është dizenjuar në mënyrë të tillë që t’i mbijetojë kushteve që mund të rezultojnë vdekjeprurëse për njeriun. Thënë më qartë, ai mund të përfundojë i padëmtuar në rrethana të cilat do të mund ta vendosnin jetën e njeriut në rrezik.

Një telash i madh për zhvilluesit e projektit përbëjnë vonesat në komunikim, kur flitet për një largësi nga Marsi në Tokë. Kjo mund të vështirësojë edhe kontrollin e pajisjes, ndaj ajo që shkencëtarët po mundohen të bëjnë, është që të krijojnë një robot autonom.

Sipas tyre, një gjë e tillë do t’i japë mundësi  robotit që të jetë më i saktë. Megjithatë, ekspertët janë ende shumë larg arritjes së qëllimit të tyre.  Ata thonë se janë ende në fazat e para dhe pajisja po testohet për të kryer në mënyrë perfekte disa veprime elementare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: