Nisja e misionit Artemis 1 drejt Hënës është anuluar. Shtyrja është bërë për shkak të pamundësisë për të riparuar dështimin në motorin e tretë RS-25 të lëshuesit SLS.

Këtë e bën të ditur NASA.

Mediat e huaja raportojnë se operacionet mund të shtyhen për në 2 shtator: ‘dritarja’ duhet të hapet në orën 18:48 për një kohëzgjatje prej 120 minutash. Në këtë rast, misioni, i cili do t’i hapë rrugën kthimit të njeriut në Hënë, duhet të zgjasë 39 ditë në vend të 42, duke përfunduar me një ulje në Oqeanin Paqësor të planifikuar për 11 tetor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: