Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka shtyrë uljen e planifikuar të astronautëve amerikanë në Hënë të paktën deri në vitin 2025.

“Kthimi në Hënë sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt është një prioritet për agjencinë”, deklaroi administratori i NASA-s Bill Nelson, në një konferencë shtypi.

Ai vuri në dukje se ulja e parë e astronautëve nën programin ”Artemis” të agjencisë ”nuk do të jetë më herët se 2025″.

Afati kohor i ”Artemis” fillimisht parashikoi që astronautët amerikanë të zbarkojnë në Hënë për herë të parë në gati 50 vjet deri në vitin 2024.

Duke qenë se misioni tashmë e ka tejkaluar ndjeshëm buxhetin e tij, vëzhguesit dyshojnë prej kohësh nëse kjo kohë do të respektohet.

Mosmarrëveshjet ligjore janë një tjetër faktor prapa vonesës pasi, kur kompania hapësinore e Elon Musk ”SpaceX” mori një urdhër nga NASA për të zhvilluar pajisjen e parë komerciale të uljes hënore në prill, kompania hapësinore ”Blue Origin” e themeluesit të Amazon Jeff Bezos ngriti një padi që u bllokua në gjykata.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: