TIRANE- Ish-­ministri i Drejtësisë, Nasip Naço e pati kundërshtuar fort projektligjin e Këshillit të Ministrave, i cili kriminalizon shpifjen ndaj zyrtarëve të administratës apo qeverisë.

Në një shkresë që mban datën e 17 shtatorit, të siguruar nga “Panorama”, ish-­ministri argumenton se projektligji është antikushtuetues. Shkresa i është dërguar qeverisë.

“Në zbatim të dispozitave të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000/2003, vlerësojmë se iniciativa e propozuar nga ana juaj duhet të vijohet nga autoriteti që njeh Kushtetuta dhe ligji, pasi propozimi i iniciuar nuk është brenda fushës së veprimtarisë së parashikuar në VKM nr.843/2013.

Nevojiten argumentet bindës nëse mbrojtja që ofrohet përmes kësaj dispozite është e justifikuar dhe nuk cënon parimin për mbrojtje të barabartë për të gjithë”, shkruhet në shkresë.

Ish­-ministri Naço, i cili u dorëhoq ditën e hënë për t’u zëvendësuar nga Ylli Manjani, i drejtohet në letër edhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felajt.

Ish­ ministri Naço, i cili u dorëhoq ditën e hënë për t’u zëvendësuar nga Ylli Manjani, i drejtohet në letër edhe ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felajt.

Ai argumenton se qeveria nuk mund ta justifikojë qëllimin e ndryshimeve në Kodin Penal. “Sugjerojmë që propozimi juaj të rivlerësohet, duke argumentuar me kujdes arsyet që çojnë në nevojën për parashikimin e një vepre të re penale”, vijon më tej shkresa.

Kujtojmë se dekriminalizimi i shpifjes ndaj zyrtarëve dhe personave që mbajnë poste publike u bë në vitin 2012, kur të majtët dhe të djathtët ranë dakord që të bënin ndryshime në Kodin Penal. (Panorama)
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: