TIRANE – Moderatori televiziv Ermal Mamaqi dhe këngëtarja nga Maqedonia Tuna Sejdiu ishin ftuar për të performuar çift në club-in veror “Cocorico Beach” në Vlorë. Ky kombinim artistësh rezultoi shumë spektakolar, pasi pak pas mesnate Tuna Sejdiu përveç skenave sensuale gjatë interpretimit, nuk kurseu as Mamaqin duke e përfshirë në lojëra skenike.

Sigurisht që nuk munguan batutat e tij, duke bërë për të qeshur Tunën dhe publikun, por gjatë koncertit nuk janë mjaftuar me aq. Momenti kulminant ishte kur Ermali ngriti peshë Tunën, skenë që tërhoqi vëmendjen e pushuesve që kishin zgjedhur të konsumonin një gotë alkool e të argëtohen në club-in ku performuan artistët . (Story)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: