KORÇË- Ka startuar në Korçë nata e dytë e Festës së Birrës që ka sjellë një dyndje të vizitorëve në qytetin e serenatave. Gazetari Mariglen Bita raportoi për “BalkanWeb” se mijëra vizitorë kanë mbushur të dyja stacionet ku mbahet festa e përvitshme e birrës.

Këngëtarët më të mirë ashtu si edhe DJ dhe shija e birrës së parë shqiptare “Birra Korça” kanë joshur me sa duket mijëra qytetarë për të kaluar një mbrëmje fantastike në këtë qytet.

Në natën e sotme në skenën pranë stadiumit ka performuar Dj K3ytech, këngëtarët Juliana Pasha&Band, Venera dhe Lind Islami, Olsa Papandili, Rubin Kaso, ndërsa në skenën tek Pazari i Vjetër kanë qenë Dj si dhe këngëtarët Zhuljeta Sheremeni, Olsa Papandili dhe Rubin Kaso.

Me këngët e bukura korçare por jo vetëm dhe një sërë hitesh të momentit këngëtarët kanë sjellë për mysafirët një atmosferë fantastike, ndërsa freskohen me Birra Korça.

Por përveç vizitorëve nga brenda vendit, në Korçë kanë bujtur nga dje edhe qindra turistë por edhe diplomatë të huaj që kanë shijuar muzikën shqiptare dhe birrën shqiptare.
Ndërsa nata mbulon Korçën, nis festa e cila pritet të zgjasë deri në orët e para të mëngjesit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb