Shkëndija e Tetovës dhe Drita kanë thyer tersin e ekipeve shqiptare ditën e djeshme duke fituar 0-1 ndaj Botosani në Rumani.

Dy ekipet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë janë ekipet e vetme shqiptare që u kualifikuan natën e kaluar, që nuk foli aspak për klubet nga Shqipëria.

Kukësi dhe Teuta u shpartalluan nga 4-0 në Shqipëri prej Wolfsburg dhe Granadës. Kurse Laçi u surprizua në fund nga Hapoel Beer Sheva që e përmbysi në minutat e fundit.

Renova e Maqedonisë së Veriut po ashtu humbi minimalisht 1-0 ndaj Hajduk Split. Por Shkëndija e Tetovës me një supergol të Ibraimit arriti të fitojë. Ndërkohë në Shkup, Drita mposhti Sileksin me rezultatin 0-2.

Akoma më interesante, fakti Shkëndija tashmë pret në shtëpi Totenham Hotspurs në një përballje që përveç vështirësisë do të ketë edhe sfidën ndaj yjeve të Mourinho.

Drita gjithashtu do ketë një përballje ”ferri” pasi gjen Legian e Varshavës dhe kosovarët duhet të udhëtojnë në Poloni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb