Mbrëmja e së vërtetës, brenda ose jashtë. Messi dhe Argjentina e tij luajnë fatin në Botëror ku përballë Meksikës kërkojnë me çdo kusht fitoren. Nokauti që pësuan kundër Arabisë Saudite ka fut jashtëzakonisht nën presion ekipi argjentinas, mos kalimi i fazës së grupeve do të ishte një dramë e madhe, një fund i hidhur për Leo Messi-n i cili ka njoftuar se për të ky do të jetë Botërori i tij i fundit. Argjentina e nisi këtë Botëror si favorit, por as që e kishin imagjinuar që Arabia Saudite do t’i shkaktonte një humbje me përmbysje:

“E vetmja gjë që duhet bërë është të ri ngrihemi. Ky grup është i kualifikuar për ta bërë diçka të tillë, nuk kam asnjë dyshim. Me Meksikën do të jetë një ndeshje ndryshe. Messi? Është mirë fizikisht edhe moralisht, sot më shumë se kurrë kemi nevojë për të gjithë, kam besim se çdo gjë do të shkojë mirë”, u shpreh trajneri Scaloni përpara ndeshjes.

Dëshiron të kthej faqe edhe Lautaro Martinrez: “E nisëm me eufori Kupën e Botës, paguam shtrenjtë disa gabime. Humbjen me Arabinë Saudite e kemi lënë pas, tani duhet të mendojmë vetëm për Meksikën. Nuk ka presion pasi kemi besim tek aftësitë tona. Jemi të qetë dhe të bindur se do t’ia dalim, theksoi Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb