Ditën e djeshme janë luajtur 3 ndeshje të eleminatoreve të Champions League. Me plot gojë mund të thuhet se vërtet ka qenë një mbrëmje shqiptarësh pasi Ernest Muçi dhe Myrto Uzuni ishin protagonistë në rezultatet e ekipeve që përfaqësojnë.

Talenti nga Tirana shënoi një supergol ndaj Dinamo Zagrebit duke ndihmuar Legian e Varshavës të marrë një barazim në Kroaci. Polakët ishin në disavantazh deri në minutën e 82-të, por Muçit i mjaftuan vetëm 7 minuta në fushë për të realizuar.

Nga ana tjetër Myrto Uzuni po ashtu ka qenë protagonist absolut në fitoren e Ferencvaros ndaj Slavia Pragës pavarësisht se nuk shënoi. Fillimisht ai rekuperoi një top në zonën e tij duke inicuar një kundërsulm që përfundoi me një autogol qesharak nga kundërshtarët. Më pas Uzuni fitoi me zgjuarsi një penallti që u shënua në gol nga Kharatin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb