Çdo makinë, çdo shtëpi apo çdo avion privat. Mund t’i kishte humbur të gjitha nëse do të provoheshin akuzat për përdhunim në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklaratat që vijnë nga Kathryn Mayorga, një punonjëse e hotelit në SHBA,  thonë se kapiteni i Portugalisë e ka përdhunuar në vitin 2009 në dhomën e tij që kushtonte  770 euro nata.

Pretendimet u publikuan fillimisht në revistën gjermane, Der Spiegel. Avokatët e Ronaldos thanë se do ta hedhin në gjyq atë.

Megjithatë këto akuza mund t’i kushtonin pasurinë e tij 350 milionë dollarëshe, ish-lojtarit të Manchester United dhe Real Madrid, i cili tashmë është pjesë e Juventus.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb