Donim ta fiksonim Natalie Portaman në momentin më të bukur të jetës së saj’, kështu shkruar Jessica Diel, drejtuesja fashion e Vanity Fair America, duke komentuar foton e mrekullueshme të divës shtatzënë në 2017 Hollyëood Issue Portfolio, një foto e realizuar nga Annie Leibovitz.

Natalia vjen në këtë kopertinë si shumë dive të famshme që kanë pozuar për këtë revistë. Që prej 1991 kur Demi Moore pozon nudo shtatzënë, pavarësisht polemikave për foton ajo lançoi një trend që nuk u shua asnjëherë, atë të vipeve shtatzënë.

Deri atëherë të tregoje trupin e femrave në shtatzëni ishte një tabu që Demi, e theu fare pa problem. Sot i takon Natalie të bëjë të njëjtën gjë.

Ja një galeri me të gjitha yjet të cilat kanë pozuar nudo gjatë shtatzënisë, për revistën e njohur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb