Një tjetër tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës rihter është regjistruar në orën 22:00 nga rrjeti sizmologjik i Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Epiqendra e tërmetit ndodhet në zonën detare, 20 km. SSE i Arkesinit, Amorgos . Brenda dhjetë minutave u regjistruan edhe dy tërmete të tjera me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter.

Mijëra qytetarë janë larguar nga Santorini, pas lëkundjeve të vazhdueshme sizmike në dhe rreth ishullit.

Shumica e atyre që largohen janë kryesisht punëtorë në ishull, sipas dëshmive të banorëve. Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme, ata kanë marrë plaçkat dhe kafshët shtëpiake dhe kanë nisur largohen masiv.

Pasditen e kësaj të marte ndodhi tërmeti më i fortë që prej ditës së shtunë, kur ka nisur fenomeni, me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër në jug-jugperëndim të Arkesinit dhe thellësi fokale 13.2 kilometra.

Lëkundjet sizmike ishin të forta, duke bërë që banorët e Amorgos të largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe, duke marrë makinat e tyre, të lëviznin drejt maleve dhe pjesëve më malore të ishullit.

Shumë banorë ndodhen në port, duke vazhduar për të tretën ditë të braktisin Santorinin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb