Një mbrëmje Oskarësh. Më 10 janar në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit mbahet koncerti “Not’te da Oscar” me muzikë nga kompozitorët që kanë fituar Oscar për muzikë filmash. Kolonat zanore vijnë nën interpretimin e orkestrës së TKOB ndërsa dirigjenti Giovanni Pompeo shpjegon udhëtimin e kësaj muzike.

“Natë Oskarësh në Tiranë është një koncert, është një spektakël, ku muzika e filmave bëhet protagoniste, jo vetëm në kinematografi por në skenë. Përgjatë këtij shekulli që kur kinemaja ka lindur, sidomos në botën akademike, muzika e filmit është cilësuar si zhanër minor. Në fakt nuk është zhanër minor. Jo vetëm fama, por edhe madhështia kompozuese e autorëve si John Williams, e në Itali Enio Moricone, që e kanë lartësuar këtë art. Muzika e filmave e ka bazën te tradita e madhe europiane e atyre që ikën nga lufta e dytë botërore nga Europa në SHBA”, tregon dirigjenti Pompeo.

Koncertet me muzikë filmash kanë qenë pjesë e skenave të vogla, por tashmë kanë prekur deri edhe La Scala-n, me bashkëpunimin e kompozitorit amerikan John Williams, autor i kolonave zanore të “Listës së Shnidlerit”, “Star wars”, “Superman”, “Indiana Johns”, Harry Potter etj. Vetë koncerti në Opera përfshin një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij.

“Muzika e John Williams është një muzikë e njohur që ka fituar disa Oscar, por jo aq sa duhej. Pas tij edhe të tjerë kompozitorë kanë fituar Oscar. Ky koncert na tregon edhe se muzika e Williams është e ndryshme nga një film në tjetrin. Në fakt është muzikë që i përshtatet shumë mirë çdo situate dramaturgjike të parashikuar në film, dhe është tjetër në Stawwars, tjetër te Lista e Shnidlerit, apo Supermeni”, thote Pompeo.

Hans Zimmer, Klaus Badelt, muzika e “Piratit të Karaibeve” dhe “I vetëm në shtëpi” vijnë në një koncert unik në Teatrin e Operas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: