Pas shokut të pësuar kundër Milan, “Zonja e Vjetër” reagon në transfertë kundër Sassuolo, mban të ndezur objektivin Champions pavarësisht se nuk kanë më asgjë në dorë. Në horizont tani shfaqet Inter, kampionët e freskët të Serie A, por që vijojnë me të njëjtin ritëm, nuk falin askënd. Në këtë 90-minutësh, Andrea Pirlo ri gjeti më në fund dy elementë shumë thelbësorë, C.Ronaldo dhe Paulo Dybala, ri gjeti dhe Rabiot por francezi duket një diskutim i mbyllur pasi ka bërë shumë pak me fanellën bardhezi.

CR7 arriti kuotën e 100 golave duke u bërë lojtari i tretë në historinë e Juves që shënon më shumë se 80 gola në tre sezonet e tij të para në Torino. Këtë shifër të rrumbullakosur e arriti edhe Dybala, argjentinasi bëhet lojtari i parë jo italian që kap shifër e 100 golave. Në moshën 43 vjeçare edhe Buffon arriti një kënaqësi të veçante të priste një 11-metërsh. Në fund të këtij sezoni kapiteni legjendarë ka njoftuar lamtumirën e tij të pakthyeshme nga Juventus. Kishte feste edhe për Leonardo Bonucci, mbrojtësi arriti shifrën e 300 ndeshjeve si titullarë me Juven në Serie A.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb