Aktori i njohur nga Kosova Ccun Lajçi ka humbur vajzën e tij në moshën 34-vjeccare. Bubulina Lajçi është ndarë nga jeta paraditen e djeshme, ndërsa sot është përcjellë për në banesën e fundit.
Nuk kanë munguar fjalët prekëse dhe madje poezi për vajzën e tij nga aktori i njohur, që shpesh është futur në shtëpitë e çdo shqiptari me rolet e tij dramatike. Por duket se episodin më dramatik e ka kaluar në varrimin e së bijës. “Natën e mirë Bubë”, thotë ai.
Bubulina ishte aktore si babai i saj, ndërsa dyshohet se vdekja e saj e parakohshme ka ardhur nga mbidoza.
“Ikja e Bubës
Kjo asht dita jote Bubë,
e ikjës,
dhe s’dua të ta prish
Ik,
E imja
le të mbetet ajo e Majit
Rrugëtime pate të bollshme
por jo t’përjetshme
si sot.
Nejse
kjo asht dita jote s’po ta prishi
merr me vete gjithçka
sot të gjitha po t’i fali!”, shkruan aktori i njohur.
(m.k/BalkanWeb)