I digjet banesa në Gjermani taksistit nga Kosova që i kishte gjetur dokumentet e portierit Neuer

Media gjermane “BILD” raporton se kosovari 49-vjeçar Hazir Stublla u dëmtua shumë materialisht në natën e Vitit të Ri. Stublla është taksist me profesion.

Siç raporton “BILD”, një fishekzjarrje natën e Vitit të Ri i shkatërroi gjithë banesën 100 m² në Carl-Orff-Bogen (Freimann), duke i shkaktuar dëme mbi 100 mijë euro.

Kur atij i ndodhi fatkeqësia, Stublla ishte për pushime me familjen e tij në Kosovë dhe kishte marrë video të banesës së djegur nga fqinjët e tij në natën e ndërrimit të viteve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Media gjermane shkruan se ai ka gruan dhe katër fëmijë (20, 18, 16 dhe 14 vjeç).
“Sapo kisha investuar 20 mijë euro në një kuzhinë të re”, ankohet ai.

Kujtojmë se, Stublla u bë i njohur në mbarë vendin si taksisti që i dërgoi portofolin e Manuel Neuer.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb