Shqipëria gjendet në grupin B2 të Nations League, së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin.

Kuqezinjtë do nisin përgatitjet për këtë kompeticion në qershor. Ndeshja e 2 qershorit, e programuar të luhet në shtëpi  ndaj Rusisë pritet të fitohet në tavolinë, për shkak të pezullimit të kësaj Kombëtareje.

Me 6 qershor 2022, djemtë e Edi Rejas kanë përpara transfertën e Islandës, ndërsa 4 ditë më pas presim Izraelin në shtëpi. Me datën 13 po të këtij muaji është paraparë takimi me Rusinë, por si duket, takimi s’do luhet.

Synimi është vendi i parë në këtë grup, me rivalët që janë tejet të vështirë dhe të një niveli shumë të lart.Me 24 shtator dhe 27 shtator do luhet: Izrael-Shqipëri dhe Shqipëri-Islandë.

 

Kalendari:

Shqipëri-Rusi / 2 qershor

Islandë-Shqipëri / 6 qershor

Shqipëri-Izrael / 10 qershor

Rusi-Shqipëri / 13 qershor

Izrael-Shqipëri / 24 shtator

Shqipëri-Islandë / 27 shtator

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb