Në emisionin “Open” në News24 me gazetaren Eni vasili, po trajtohet tema e zgjedhjeve të fundit të Itali dhe zgjedhja e Georgia Meloni si kryeministre e re e vendit.

Analisti Fatos Lubonja, ka deklaruar se arsyeja e ardhjes së Melonit në pushtet, ka qenë lodhja e italianëve nga klasa dominuese. Ai u shpreh se nuk pret që të ketë një ndryshim në Itali, as në aspektin ekonomik, me ardhjen e Melonit në krye të shtetit, por se ajo që sheh pozitive, është mësimi që iu dha klasës dominuese në Itali me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“Mendimi im është se siç tha edhe për 5 Stelle që fitoi me 33 përqind para 4 vitesh, nëse do kërkojmë diçka të përbashkët është të qenit parti antisistem. Fitorja i dedikohet lodhjes së italianëve nga klasa dominonte politike. Ajo që tha Leonard Berberi është e vërtetë që kanë shkuar votues të 5 Stelle tek Melone sepse janë pjesa më anti sistem e votuesve të Ialisë. 5 Stelle zhgënjeu se u fut brenda sistemit e ra, edhe Lega. Futja ishte në qeverinë Draghi, që paraqitej si përfaqësues i bankave, i klasës dominonte. Pyetja është nëse Melone do të jetë kaq anti sistem. Deklaratat e saj deri në zgjedhje kanë ndryshuar në radikalizëm, ka qenë kundra Sorosit sepse ishte anti liberale lidhur me emigracionit. Ka akuzuar se po bën zhvendosje etnike po përzë italianët e po sjell emigrantë të huaj.

Të drejtat sociale e civile, Meloni është kundra kryesisht nuk ka ndjeshmëri ndaj të drejtave sociale sepse është e djathtë, por është jo haptazi kundër, me një gjuhë të moderuar ndaj martesave të komunitetit LGBTQ. Mund të konsiderohet edhe pak nativiste. mendoj që do të thithet nga sistemi, ka qenë pjesë e sistemit. Në anën ekonomike nuk do të ndryshoje asgjë. E mira është që i dha një mësim klasën dominonte që i trajtonte që këta janë fashistë, nuk duhet të vijnë, kur fashistë janë treguar klasa dominonte në mënyrën si i kanë trajtuar. Von der Leyen guxon të thotë që nëse vjen në pushtet Meloni do të veprojmë si me Hungarinë. Demokracia është e shëndoshë në Itali, këtë kuptoj nga kjo”, tha Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: