NATO-ja thotë se ka ndjekur katër grupe të aeroplanëve luftarakë rusë “që kanë ndërmarrë manovra ushtarake domethënëse” në hapësirën ajrore afër kufijve të Bashkimit Evropian, gjatë 24 orëve të fundit.

Në mbrëmje, NATO ka njoftuar se “këto fluturime të konsiderueshme ruse paraqesin një nivel të pazakonshëm të aktivitetit ajror mbi hapësirën evropiane”.

Ky aktivitet është detektuar mbi Detin Baltik, Detin Verior, Oqeanin Atlantik dhe Detin e Zi, më 28 dhe 29 tetor.

Aeroplanët luftarakë të Norvegjisë, Britanisë, Portugalisë, Gjermanisë, Danimarkës dhe Turqisë, janë aktivizuar për t’i ndjekur dhe identifikuar aeroplanët rusë.

Prej ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë, tensionet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë janë rritur dhe e kanë arritur nivelin më të lartë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb