Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca po investon për një bazë ajrore të Kuçovës.

Në një konferencë të përbashkët për mediat me presidentin Bajram Begaj, Stoltenberg konfirmoi gatishmërinë e NATO-s ndaj Shqipërisë.

“Edhe NATO është angazhuar ndaj Shqipërisë. Aleatët ishin krah jush pas sulmeve kinerbetike të vitit të shkuar. Ne po investojmë në bazën ajrore të Kuçovës që do të rrisë sigurinë e hapësirës tuaj ajrore. Putin po ndërmerr ofensiva të reja.

Aleatët po rrisin mbështetjen e saj dhe mirëpres këtu edhe angazhimet e Shqipërisë për të mbështetur Ukrainën. Diskutuam edhe për qëndrimin e NATO-s në Ballkanin Perëndimor. Folëm për rritjen e mbështetjes për Bosnje Hercegovinën. Diskutuam edhe për progresimin e bërë në bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës. NATO mbetet e angazhuar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, deklaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: