NATO ka rritur përgatitjet bërthamore duke paralajmëruar kundër përdorimit të armëveshkatërruese pasi Rusia pësoi një sërë humbjesh në fushën e betejës.

Kërcënimet e përsëritura nga brenda Rusisë se armët bërthamore mund të përdoren kanë ngjallur frikë në Perëndim.

Numri i luftanijeve të NATO-s në Detin e Veriut është dyfishuar në 30 me fokus në infrastrukturën kryesore pas sulmeve të fundit të dyshuara në tubacionet jetike të gazit.

Mbetet e paqartë se kush ishte pas shpërthimeve muajin e kaluar që prekën tubacionet e gazit nën Detin Baltik. Moska ka mohuar çdo përfshirje dhe ka drejtuar gishtin nga Shtetet e Bashkuara.

Fatmirësisht NATO nuk ka vënë re ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë pas kërcënimeve, u tha gazetarëve të martën Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg në Bruksel.

Stoltenberg tha gjithashtu se aleatët e NATO-s do të përballonin çdo sulm ndaj infrastrukturës kritike me një “përgjigje të bashkuar dhe të vendosur”.

Aleanca do të vazhdojë me stërvitjen e saj vjetore të gatishmërisë bërthamore “Steadfast Noon” javën e ardhshme, në të cilën forcat ajrore të NATO-s praktikojnë përdorimin e bombave bërthamore të SHBA me bazë në Evropë me fluturime stërvitore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u ka bërë thirrje liderëve të grupit të shtatë vendeve për më shumë aftësi të mbrojtjes ajrore pas një sërë sulmesh me raketa në qytetet ukrainase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb