Një takim i ministrave të jashtëm të NATO-s në Uashington këtë javë do të diskutojë të gjitha elementet e kërcënimit të paraqitur nga Rusia dhe do të kërkojë të bjerë dakord mbi një paketë masash për të forcuar praninë e aleancës ushtarake në Detin e Zi, tha një zyrtar i lartë i SHBA të martën.

“Fokusi ynë është që të parandalohet prania e madhe ruse në Detin e Zi”, tha zyrtari për gazetarët, në kushte të anonimatit.

Zyrtari tha se aleati i NATO-s, Turqia është një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, por theksoi se blerjet e planifikuara të sistemeve të raketave S-400 nga Rusia ishin një shqetësim.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: