TURQI–NATO-ja do t’i japë mbështetje Turqisë në mbrojtjen tokësore, ajrore dhe detare.

Autoritet e NATO-s duke u bazuar në kërkesën e Turqisë të bërë në shkurt, deklaruan se në Turqi do të dërgojnë përkrahje në mbrojtje ku përfshihen edhe avionët e zbulimit për paralajmërim të hershëm.

Sipas deklaratës së bërë nga NATO përgatitjet në këtë suazë kanë nisur 10 muaj më parë me kërkesë të Turqisë, e cila percepton kërcënime të sigurinë në kufirin e saj jugor.
Kërkesa e Ankarasë u miratua në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, mbajtur më datë 2 dhjetor.

Vendimi hyri në fuqi në orën 19.00 sipas orës së Turqisë, pasi asnjë anëtar i aleancës nuk paraqiti ankesë.
Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, theksoi për mediat se kjo çështje nuk ka të bëjë me rrëzimin e avionit rus, që dhunoi hapësirën ajrore turke.

Në paketën e përforcimeve parashikohet dërgimi i avionëve të paralajmërimit të hershëm (AWACS), sistemeve të mbrojtjes ajrore, fregatave siluruese dhe të luftanijes komanduese.
Paketa në fjalë do të zgjasë edhe afatin e qëndrimit të raketave Patriot, që janë instaluar nga NATO-ja në Turqi deri në janar të vitit 2017.

Luftanijet dhe avionët që do të dërgohen në Turqi, do të qartësohen më shumë në bisedimet dypalëshe të ditëve në vijim.

Avionët AWACS, me rreze fluturimi deri në 400 km, janë të aftë që t’u transmetojnë të dhënave bazave komanduese tokësore, detare dhe ajrore përmes lidhjeve digjitale.
AWACS-ët operojnë nën urdhrat e Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR).

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: