NATO ka deklaruar se ka dyshime se Moska i ka kërkuar Pekinit ndihmë vdekjeprurëse për luftën e saj në Ukrainë.

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i organizatës, tha se aleanca e paralajmëroi Kinën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, ndërsa në këto momente Xi Jinping dhe Vladimir Putin po zhvillojnë bisedime në Moskë.

“Nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se ka pasur një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që po konsiderohet në Pekin”, tha Stoltenberg nga Brukseli.

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, do të ishte mbështetje për një luftë të paligjshme.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb