Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë me dije se NATO po shqyrton një vendosje afatgjatë ushtarake në Europën Lindore për të forcuar mbrojtjen e saj.

“Ne po shohim mundësinë për zhvillime afatgjata të pranisë së forcave tona në krahun lindor të Aleancës. Ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, por jemi duke zhvilluar diskutime brenda NATO-s”, ka thënë ai.

Aktualisht NATO , ka forca ushtarake të shtrira brenda dhe jashtë Europës, një prani kjo e vazhdueshme e trupave, por jo e përhershme.

“NATO do të bëjë gjithçka që duhet për të mbrojtur dhe mbrojtur të gjithë aleatët”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin polak, Andrei Duda mbi zhvillimet në Rusi-Ukrainë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb