Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) ka bërë të ditur se nuk e njeh aneksimin rus të Krimesë dhe i bëri thirrje Moskës që qeverisjen e këtij gadishulli t’ia kthejë Ukrainës.

Këshilli i NATO-s, që mblodhi përfaqësuesit e të gjithë anëtareve të Alenacës, publikoi një njoftim me shkrim në të cilin theksoi se Federata Ruse para pesë viteve përdori forcën kundër Ukrainës dhe aneksoi Krimenë në mënyrë të paligjshme.

“Kjo ngjarje kërcënoi sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës dhe rendin juridik ndërkombëtar”, theksohet në këtë njoftim.

Duke përsëritur dënimin më të ashpër për aneksimin rus të Krimesë, NATO u bëri thrrje autoriteteve ruse që ta kthejë Krimenë në kuadër të Ukrainës.

NATO po ashtu shprehu shqetësimin për shkeljen së të drejtave të tatarëve duke i bërë thirrje Rusisë që t’i japë fund kësaj praktike të papranueshme.

“Normalizimi i marrëdhënieve është i pamundur për aq kohë sa Federata Ruse nuk u përmbahet të drejtave dhe detyrimeve ndërkombëtare”, theksoi Këshilli Veriatlantik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: