Presidenti francez Emmanuel Macron ka propozuar mos dërgimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, para drejtësisë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte me arsyetimin se ai është i vetmi person me të cilin mund të ketë negociata për t’i dhënë fund luftës.

Në një fjalim të mbajtur në një konferencë të liderëve të BE-së në Moldavi, presidenti francez përcaktoi gjithashtu planet për një zgjerim të shpejtë të BE-së, një pajtim midis Evropës Lindore dhe Perëndimore dhe hapjen e rrugës për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Ai këmbënguli se Rusia kishte humbur të gjithë legjitimitetin, por tha se nëse ofensiva e ardhshme e Ukrainës nuk i përmbush objektivat e saj ushtarake, do të duhej të kishte një vlerësim të mbështetjes së ardhshme evropiane për Ukrainën.

Në të njëjtën kohë ai këmbënguli se Ukraina po mbronte jo vetëm kufijtë e saj, por edhe ato të Evropës nga agresioni rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb