Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Rob Bauer, tha se blloku i udhëhequr nga SHBA është gati për një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë në një intervistë për kanalin televiziv portugez RTP .

Duke iu përgjigjur një pyetjeje për këtë çështje, ai pohoi: “Ne jemi gati”. Ai shtoi gjithashtu se NATO do të përgjigjet vetëm nëse Rusia kalon vijën e kuqe duke pushtuar një nga vendet anëtare të NATO-s.

Zyrtari ushtarak theksoi se NATO-ja duhet të përgatitet më mirë sepse aktualisht Rusia ka iniciativën ushtarake. “Fakti që armiku ka armë më të mira nuk është problem i armikut. Ky është problemi ynë,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: