Aleanca e Atlantikut të Veriut ka uruar Shqipërinë për 10-vjetorin e anëtarësimit në këtë strukturë paqeruajtëse. Krahas mesazhit të urimit, NATO ka publikuar edhe një foto të Lulzim Bashës, i cili dhjetë vite më parë mbante postin e Ministrit të Jashtëm të vendit.

“Gëzuar përvjetorin! Shqipëria dhe Kroacia përfunduan procesin e anëtarësimit dhe u bashkuan me Aleancën si vende  anëtare. Duke u bërë anëtarë të NATO-s, aleatët ndajnë të mirat dhe përgjegjësinë e sigurisë kolektive”, thuhet  në mesazh.

Basha,
Basha,

Dhjetë vite më parë, Kroacia dhe Shqipëria u anëtarësuan si vende anëtare me të drejta të plota në NATO. Në foton e urimit nga NATO bashkë me Bashën është edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer si dhe ish-ministri i Jashtëm kroat, Gordan Jandrokoviç.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb