Armina Mevlani, Fatma Haxhialiu, Dalina Buzi dhe Rita Petro kanë qenë bashkëprezantuese të këtij sezoni të ‘Goca dhe Gra’ ku përveçse ftojnë personazhe publike, diskutojnë edhe rreth tematikeve të ndryshme.

Në pjesën më të madhe të diskutimeve dhe debateve të bëra, ato kanë ndarë mendime të ndryshme dhe shpesh i kemi parë të debatojmë edhe me tone të ashpra. I tillë ishte debati i fundit mes Fatmës dhe Dalinës, që diskutuan për pushimet me vjehrrin dhe vjehrrën me tone të larta.

Por, si qëndron e vërteta e këtyre debateve? Fatma ka sqaruar ditën e sotme ndjekësit e saj pasi dikush i ka shkruar dhe e ka pyetur: “Nuk e kam kuptuar gjithë sezonin: Ju ziheni vërtetë, apo bëni sikur?”

Këtij mesazhi gazetarja i është përgjigjur duke shkruar se ato thjesht diskutojnë rreth pikëpamjeve dhe qëndrimeve të ndryshme që kanë dhe çdo gjë mbetet aty, pasi në fund të ditës miqësia vijon si më parë. Fatma shkruan se ato janë natyra të rrëmbyera dhe pasionante ndaj debatojnë me tone të forta. por vlerëson që secila prej tyre është e realizuar dhe nuk kanë asgjë personale me njëra-tjetrën.

“Nuk zihemi, por debatojmë. Po jemi shumë të vërteta në përplasjet tona sepse nuk ka asnjë skenar. Secila mbron bindshëm pikëpamjet e saj. Kemi qëlluar ca edhe si pasionante e të rrëmbyera nga natyra e kështu domethënë.

Por debati ngelet aty, aq. Nuk është kurrë personal, nuk ka kurrë hatërmbetje dhe inate më pas. Dhe kjo është magjia e këtij paneli. Është fat i madh të kesh njerëz kaq profesionalë. Kaq të realizuara dhe rehat me veten sa ti mund të besh debate me tone të forta ashtu siç e ndjen pa menduar se do i ngeli hatri sepse pasi mbaron diskutimi mbaron çdo gjë dhe i fusim një pudër surratit se jemi bërë me djersë nga debati.

Nuk e kam thënë mjaftueshëm publikisht, jam e lumtur dhe me fat që jam pjesë e një paneli me gra si ju.”– shkruan Fatma duke etiketuar edhe Arminën, Dalinën dhe Ritën./panorama/

Armina Mevlani Fatma Haxhialudalina Buzi Rita Petro

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb