Nisur nga mungesa e theksuar e skenave dhe sallave alternative teatrore në Tiranë, kam marrë një inisiativë personale, për të krijuar në një nga ambjentet e brendëshme të banesës time, një skenë dhe sallë me rreth 50 ulëse. Pra, një “Teatër dhome”, që do të mund të shërbejë edhe për instrumentistë të huaj e shqiptarë, si ambjent për një muzikë dhome, ekspozita pesonale, teatër kukullash, grupe piktorësh, promovime veprash letrare të autorëve të ndryshëm, zhvillime festivalesh kombëtare dhe ndërkombëtare të “Teatrit të dhomës”, si dhe premiera filmash artistik me metrazh te shkurter.

Kjo është një eksperiencë normale për botën e qytetëruar, e cila i ka pafund.  Në shërbim të këtij projekti, kam vënë në përdorim të gjitha shpenzimet e mia, si dhe ndihmën e cmuar të miqëve dhe jo institucioneve që mendova se do të ishte përkrahur ( Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Kulturës).  Si një nismë unike, natyrshëm që kënaqësia është jo vetëm jona si organizator, por një lajm i bukur për të gjithë komunitetin artistik shqiptarë.  Është një investim privat, por është një vepër publike.

Arti ka gjuhë ndërkombëtare dhe si i tillë kjo sallë modeste do të rrugëtoj edhe në kompeticionet ndërkombëtare me shfaqjet apo veniet e seleksionuara që teatri ynë“Zonja e Bujtinës”, falë eksperiencës time 40 vjecare si në aktrim, regjisurë, dramaturgji apo petagogji, do të ketë rigorozisht. Mundësimi i nisjes së një teatri të ri, është një lajm i mrekullueshëm, jo vetëm për ne si iniciator që kemi investuar jetët tonë, por edhe për brezat e rinj të cilët ëndërojnë për më shumë mundësi kompetitive, më shumë mundësi ballafaqimi me botën e bukur te teatrit, apo artit në përgjithësi.

Ky teatër është një bekim për qytetin e Tiranës, një lajm i bukur për krijuesit dhe një shesh më shumë për skenën e munguar vendase. Si artist, jam i lumtur që munda të ndërtoj për brezat e rinj një oas arti, sidomos pas shembjes së Teatrit  Kombëtar, copëzat e të  cilit i kam edhe në teatrit tim “ Zonja e Bujtinës”

Realizohen shumë donaacione për shfaqje apo spektakle artistike të cilat shfaqen një herë, ose me pak jetë skenike dhe asgjë për godina dhe ndërtesa ku zhvillohet Teatër. Jam i lumtur që munda të kontribuoj në realizimi e një ëndërre dhe njëherazi i një lajm të madh, si ajo e  ndërtimi të një shenjtërie si ai i Teatrit tonë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb