Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vijon të rikuperohet pas helmimit me agjent nervor Novychok që për pak sa nuk i mori jetën.

Navalny për herë të parë tregon se si ishte helmimi dhe çfarë i ndodhi.

“Nuk dhemb aspak, nuk është si një sulm paniku ose ndonjë lloj shqetësimi. Në fillim e dini që diçka nuk është në rregull, dhe pastaj vërtet mendimi juaj i vetëm është: kaq ishte, unë do të vdes”.

Ai thotë se fillimisht pati dridhje të forta, por jo dhimbje.

Navalny më 20 gusht u helmua me agjent nervor dhe pasi ra në koma u transferua në Gjermani ku dhe u zbulua lloji i helmimit.

Gjermania dhe BE i kanë bërë thirrje Rusisë të hetojë, por nga pala ruse s’ka gjetur asnjë autor deri më tani. Navalny hedh akuza të forta se pas helmimit fshihen Putin dhe Kremlini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb