Incident i frikshëm gjatë Nazaré Tow Surfing Challenge (ku për herë të parë kanë marrë pjesë edhe dy femra), në brigjet atlantike të Portugalisë.

Sërfisti nga Portugalia Alex Botelho është dërguar me urgjencë në spital, pasi është përfshirë në një incident në ujë.

Ai ishin në bordin e një motori uji, teksa dështoi duke bërë një kërcim në ujë. Botelho nuk arriti të evitonte një dallgë e cila e ka përplasur poshtë.

Sërfisti është shoqëruar në breg pasi kishte humbur ndjenjat, por sapo ka mbërritur aty është përmendur dhe është shoqëruar më pas në spital.

Kushtet e tij shëndetësore janë të stabilizuara dhe nuk rrezikon jetën.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb