Situata aktuale në PD është vendosur në qendër të diskutimeve ditët e fundit. Kjo çështje ishte temë debati në emisionin “Real Story”, në “News 24”, ku në mesin e të ftuarve ishte dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Pyetjes se përse nuk iu përgjigjën foltoreve të ish-kryeministrit Sali Berisha në takime në bazë, Bardhi iu përgjigj duke thënë se qëllimi ishte të mos krijonin përçarje. Ai tha se me Kuvend Kombëtar nuk mund të arrihet në largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë, pasi kjo sipas tij bëhet e mundur vetëm nëse do të ketë mocion nga shumica.

Shpëtim Nazarko: Unë nuk njoh të barabartë me Sali Berishën më të mirë se ai taktikisht. Ai i ka shpëtuar goditjeve të ’97-ës e shumë të tjerave. Basha duhet të bënte lëvizje analoge si Berisha. Doli Berisha në bazë dhe ai në bazë.

Gazment Bardhi: Nëse zoti Berisha do të kishte pasur një interes që të mblidhej Kuvendi Kombëtar në 11 dhjetor për t’u përballur me zotin Basha apo person tjetër, do të kishte depozituar firmat sipas rregullave. Kryetari i partisë ka pasur si qëllim të dalë takime në bazën e partisë, për të sqaruar anëtarët mbi vendimin që kishte marrë. Kjo kërkesë korrespondoi me takimet e Berishës në bazë. Kjo nuk bëhej dot, sepse kryetari i partisë do të zbriste në bazë dhe do të ishte në garë kush po mbushte sallat, por kjo do të përçante PD dhe do të ishte e vështirë që ne me një rrugë institucionale ta banim partinë e bashkuar. Kryetari i partisë në këtë rast, i është bindur vullnetit të ekzekutivit të partisë. Çfarë ndodhi? Ata e nënvlerësuan këtë dhe thanë pse nuk del kryetari në bazë. Secili prej anëtarëve të Kuvendit kanë kërkuar thirrjen, datën e ka caktuar Sali Berisha në foltoren e Lezhës. Në këtë rast, si një akt përbashkues për t’iu nënshtruar vullnetit të anëtarëve është detyra jonë t’i dëgjojmë. Prandaj kryetari i partisë në një akt përgjegjësie në raport me demokratët kërkoi mbajtjen e Kuvendit. Zoti Berisha nuk kërkon kokën e kryetarit, por një rrëmujë në PD. Ka një procedurë për kokën e kryetarit të PD, duhet të ketë mocion të shumicës absolute.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: