TIRANE

I ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në News24, analisti Mentor Nazarko e konsideroi si gabim përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në çështjen e vrasjes dhe varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kacifas.


Nazarko u shpreh se duhet reflektim në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

“Nuk është e thënë që përveç tolerancës që u vu re gjatë ditës së sotme, nuk është e thënë që nuk do ketë ndalime, sot ka pasur të tilla. Kështu që shteti shqiptar ka bërë atë që duhet, përsa i përket deputetes ajo është një hapësirën e vet, ajo akuzon Shqipërinë dhe e cilëson si vrasje të qëllimshme. Rama bëri gabim që u përfshi, aty bëri gabim. Ajo çka duhet të na nxisë edhe kjo ceremoni, është reflektimi në marrëdhëniet shqiptaro- greke”, tha analisti Mentor Nazarko.

(d.d/BalkanWeb)