Analisti Shpëtim Nazarko tha në emisionin “Real Story”, në News24, se mentaliteti i kooperativës në vendin tonë do të jetë i tmerrshëm edhe pas 20-30 vitesh.

Duke fokur për sektorin e bujqësisë, i cili sipas tij, ka shumë probleme, Nazarko deklaroi se qeveria duhet t’i drejtohet univeristeteve, ose ekspertëve.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, duke pranuar problemet që ka ky sektor, theksoi se do të investohet në blegtori, në sera dhe në bletari.

Nazarko: Te ne 20-30 hektarshi është një ëndërr e madhe, që s’do ta plotësojmë dot. Qeveria duhet t’iu drejtohet universiteteve, t’iu mësojë studentëve që aty për bujqësinë. Nuk është defekti i ministrit, por i shoqërisë sonë. Mentaliteti i kooperativës këtu do të jetë i tmerrshëm edhe pas 20-30 vitesh. Qeveria duhet t’i drejtohet ose universiteteve, ose ekspertëve. Kur unë shkoj në pazarin e fshatarëve dhe shoh që 7 nga 10 produkte janë të huaja, unë nuk mendoj se fermeri jonë është i çmendur.

Çuçi: Fruta-perimet janë shumë më tepër eksport se import. Ne importojmë fruta që nuk i kultivojmë dot, kivi, mango, banane. As Enveri nuk i bëri dot. Grurin do ta importojmë, se hamë bukë, ëmbëlsira, se nuk e bëjmë bukën në vend. Sa i përket pjesë së fruta-perimeve ne kemi pa diskutim raport të përmbysur. Pasi të mbyllim historinë me koronavirusin, padiskutim që do të ketë ndryshime. Bujqësia ka shumë probleme, unë nuk jam fare i kënaqur me buxhetin që më jep qeveria. Do doja shumë të isha ministër i Gjermanisë, ama po përpiqem të bëj më të mirën. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga buxheti shkojnë për blegtorinë, sepse ky sektor po tkurret, dhe duhet subvencionuar, duhet rritur numri i gjedhëve, dhe kështu do të kemi vlerë, do hedhim një, do marrim pesë. Do hedhim para për të investuar në sera, te sektori i bletarisë, pasi është e njohur që 80% e jetës në tokë varet nga bletët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb