Analisti Mentor Nazarko i ftuar në një lidhje live për News24 ka deklaruar se në shtator Shqipërisë i duhet një qeveri me bazë të gjerë.

Për Nazarkon, Ramës në këtë mandat të tretë i duhet të rishpikë veten me një imazh të ndryshuar dhe në qeveri të marrë personalitete teknike apo nga diaspora.

Ai thotë se nuk dihet se çfarë po gatuan Rama përpara vjeshtës, por Nazarko siguron se kryeministri po kërkon të ndryshojë imazhin e cënuar dhe goditur nga skandalet apo akuzat e opozitës.

NAZARKO: Nëse Rama kërkon të paraqesë një imazh, thellësisht dhe cilësisht të ndryshuar i duhet qeverisje me bazë të gjerë, persnalitete teknike apo nga diaspora. Ajo që ka thënë z.Veliaj është parathënëse e asaj që është zhvillim i ri në mandatin e tretë. Rama është shmangur  pas fitores nga përdorimi i gjuhës agresive ndaj kundërshtarit, po zhvillon në mënyrë periodike edhe konsultime për përfshirjen e gjakut të ri të kombit në ekipin qeverisës apo në ekipin administrativ. Kjo është e dobishme, kombëtarisht e vlefshme. Kombi në shekullin e 21,në kushtet e thithjes së trurit nga vende që kanë fuqi ta bëjnë këtë,  është edhe një tërësi lidhjesh shpirtërore, ekonomike me diasporat përkatëse. Shtete të caktuara kanë model të caktuar lidhjesh. Rama ndërkohë do veç të tjerash që nëpërmjet një operacioni të tillë të ndryshojë imazhin e tij të cënuar apo e goditur nga skandalet apo sulmet e opozitës, kërkon të hapë një faqe të re. Në kushtet kur je në mandatin e tretë, pra me fuqi të madhe ke mundësi ta rishpikësh veten. Të tregosh distancë nga ato grupet social-ekonomike që e sollën në mandatin e tretë, pra të shkëputet nga ato : Njerëz me pushtet lokal apo qendror, por kanë menduar se janë të pazëvendësueshëm, të paprekshëm. Psh, po tregohet që askush nuk është i paprekshëm përveç Ramës. Rama e ka treguar që e njeh spektaklin artistik dhe politik. Ndërkohë nuk e dimë çfarë po gatuan, por  ai e di se efekti surprizë është premisë e mirë për sukses. Askush nuk e di tamam se si e mendon.Tani në muajt korrik-gusht gjendet andej nga Dhërmiu ose andej nga jugu, dhe po

PYETJA: Si e shihni PD në shtator?

NAZARKO: Nëse do të kemi një dinamikë të qeverisjes me bazë të gjerë, të pajtimit kombëtar, mund të shohim Bashën brenda një skenari të ri që mund ta fuqizojë elektoralisht. Unë mendoj që mirkuptimi PS-PD nuk lidhe vetëm për Presidentin, sepse Rama nuk e ka tërhequr fjalën që s’ka vijë të kuqe për asgjë. Nuk kemi ende vendim të GJK për Presidentin, pra që Metës i ndërpritet mandati dhe kemi parë se ai është konstruktiv, është në formë, nuk është tërhequr me pushime. Skenari i qeverisjes me bazë të gjerë e sjell PD në dritë të re dhe më të pëlqyeshme elektoralisht. Prisja të konfirmohej Basha, por prisja një ripërtëritje  a riformim të partisë : ai mund të merrte një platformë të kundërshtarëve. Nuk ndodhi. Një parti që fuqizoi Bashën, fuqinë burokratike të tij. Sa i përket Berishës, përkundër asaj që thonë që Basha duhet të ishte distancuar publikisht unë nuk e mendoj ashtu. Berisha është dikush që duhet administruar me delikatesë, ai vetë dhe trashëgimia e tij duhet administruar me shumë kujdes, elegancë, dhe me dhimbshuri se ai është babai i partisë dhe jo vetëm ; pronari shpirtëror dhe politik i saj. Basha edhe me ndihmën e SHBA, por dhe ardhjes në arsye të vetë Berishës ,mund të gjejë zgjidhje elegante për të trajtuar rastin. Interesante edhe për zhvillimet e shtatorit në PD.

Berisha stilin agresiv e ka mënyre jetese :, nëse nuk do të jetonte ashtu, nuk do të fliste ashtu, nuk do të kishte kuptim ekzistence. Në këtë sjellje Berishës, stili tij komunikimit ama nuk është vetëm mënyrë ekzistence. Ai mendon se mënyra më e mirë e mbrojtjes është sulmi.

Basha sot megjithëse Berisha isht  protagonist i grupit parlamentar ; është përballë Ramës së mandatit të tretë, që mbyt pakënaqësitë e partisë së vet, kuadrot që kanë qenë çelësi i fitores në zgjedhje dhe ofron ekip të ri. Ndaj i duhet komunikim ndryshe. Komunikimi i Berishës është i tejkaluar. Ka ardhur koha që PD, të bindet se Rama nuk mundet në fushën e vet. Ishte një studiues, Elvin Nuri i cili thoshte që përballë Ramës nuk vlen lëvrimi i të njëjtave mënyra komunikimi e propagande si të tijat. Duhet të ecësh në rrugë të pashtruara. Për ta mundur politikisht duhet stil i ri, mënyrë e re e të bërit politikë. Ajo e Berishës është humbëse nga 2013,  dhe Basha e kopjoi gjithashtu duke humbur. Ka hapësirë për PD të tipit të ri. Kongresi ishte rasti për ta shpallur, mirëpo nuk e dimë çfarë zhvillime po gatuhen në PD, apo midis PD dhe PS. Duhet të ketë një komunikim, mund të ketë komunikim mes tyre, përtej asaj që duket- për të krijuar në Shqipëri një klimë të re politike. Më ka pëlqyer z.Kadare që nuk shquhet për analiza politike, por referuar konfliktualitetit politik,  që merrte shembull sesi SHBA që mund ti tresë konfliktet politike, prapë se prapë mes dy partive të mëdha ka bashkëpunim të mirë. Edhe Shqipërisë i duhet modeli amerikan :. dy partitë shkëmbejnë ndere kur miratojnë ligje ; Hartojnë ligje konsensuale, konvergjuese të interesave diku të pensionistëve, diku kompanive të naftës e armëve. Basha duhet të përshtatet në këtë aspekt. Duhet të tregojë që e tejkalon Ramën, është e vështirë ta bëjë këtë duke ecur në rrugë të shtruara prej Ramës a Berishës, por ama mundet në rrugë të pashtruara. Të tregojë që nuk është si Sizif, që ngjitet në kodër e më pas bie : ka humbur  disa ballafaqime elektorale, apo ka gjetur vazhdimisht mënyra si të mos fitojë- thoshte një meme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb