TIRANE-Analisti Mentor Nazarko ka shpjeguar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24 se shpifja sot është një instrument i rrezikshëm.

Sipas tij shpifja në kohën e sotme në tregun e medias sociale po cenon njeriun.

“Shpifja në kohën e sotme, kur tregu i medias sociale është hardisur, shpifja është bërë një instrument i rrezikshëm i cili cenon njeriun. Pra shpifja është një krim. Shpifja nëpërmjet mediave mediatike dënohet edhe me burg sipas kodit Italian, Në kohën e sotme, ku ka media sociale, shpifja merr një fuqi të jashtëzakonshme”- tha Nazarko.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb