Telashet e Nazime Vishës duket se nuk kanë të sosur. Pak ditë pas lirimit të saj, falë amnistisë së Presidentit Bujar Nishani, familjarët e Fiqiri Muçës nuk e kanë lënë të qetë duke e kërcënuar vazhdimisht.

Sipas burimeve zyrtare, 23-vjeçarja ka denoncuar se është kërcënuar me telefon nga gruaja dhe djali i Fiqiri Muçës e për këtë arsye është plotësuar kërkesë-padia e cila do të shqyrtohet tashmë nga gjykata.

“U plotësua kërkesë-­padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për Nazime Visha, 22 vjeçe, banuese në Zallbastar, sepse është kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe dhunuar psikologjikisht nga Mënyre Muça dhe Ervis Muça, 44 vjeçe dhe 20 vjeç, banues në fshatin Manzë, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë. Dosja hetimore i ka kaluar Gjykatës së Tiranës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: