Spektakël në supersfidën e “All Star Game” në NBA. Skuadra e LeBron James fitoi 163-160 ndaj ekipit të Kevin Durant, ndeshje e luajtur në Cleveland. Një përballje magjike mes yjeve të NBA-së, ku më i miri u shpall Stephen Curry, autor i 50 pikëve për skuadrën e LeBron James.

Ai mori edhe trofeun “Kobe Bryant”, çmim që i jepet lojtarit më të mirë të skuadrës fituese. Stephen Curry realizoi 16 gjuajtje të sakta për tri pikë, rekord për një ndeshje të “All Star Game”. Ndërkohë që, vetë LeBron James ishte protagonist i fitores, me koshin e realizuar në momentin e fundit të lojës

Një ndeshje magjike e yjeve organizuar në 75-vjetorin e NBA-së, ndërkohë që të pranishëm në stadium ishin mjaft ikona të basketbollit amerikan.

Për sa i përket sfidës, ajo ishte mjaft e bukur, spektakolare dhe me shumë emocione, deri në momentin e fundit. Përveç Curry, u dalluan edhe Antetokounmpo me 30 pikë e LeBron me 24 pikë. Në kahun tjetër, Embiid realizoi 36 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb