4 ishin sfidat e mbrëmjes të zhvilluara të martën në NBA, teksa vëmendjen kryesore e mori ylli u Phoenix Suns, Kevin Durant.
Basketbollisti amerikan falë 34 pikëve të realizuara ndaj Memphis, bëhet lojtari i tetë në historinë e NBA-së që arrin kuotën e 30 mijë pikëve të realizuara në sezonin e rregullt.Megjithatë pikët e tij nuk mjaftuan për të fituar me Memphis triumfoi 119-112 ndaj Phoenix, në një ndeshje ku lojtarët e stolit të skuadrës mike realizuan 44 pikë (Desmond Bane me 20 pikë shënuesi më i mirë për miqtë).
Jashtë fushe fiton edhe Toronto, që mundi 106-103 Philadelphia, ndeshje me rivalitet deri në fund. Barnes me 33 pikë u dallua për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Embiid për vendasit.
Triumfon skuadra e Detroit, që falë 24 pikëve të Beasley mundi thellë 132-92 Chicago.
Fiton edhe New York, që mundi 128-115 Indiana jashtë fushe. Towns me 40 pikë dhe Hart me 30 u dalluan për nju-jorkezët.